LAJMI I FUNDIT:

ME DEKË PËR S’GJALLI MOS DIS

ME DEKË PËR S’GJALLI MOS DIS

Nga: Radovan Zogoviq
Përktheu: Halil Matoshi

Tanë ledina me lula u mlue
qi brenda nate kanë lulue
shtangun nga aroma, i dehun jam
Dihas prej tutet mos i metun katandis’
Mo’ përsëgjalli me dekë, mos dis!

Fusha mlue me bari ni bojë njeri gufue.
Nji shokë jeshile i kaltri lulak blerue
E në bar lumi – për nimé – nji brez që n’livadh gjarpnon.
Livadh me shokë që vallëzon. Dhe kaq. Kaltër breron!
O me dekë përsëgjalli mos dis, kjo nuk shkon!


Parasysh jazi rrjedh me hez gërryen yjet nga funi i funit më veti i merr
hâna gjinin e saj çpluem në shtjellë nxjerr.
Përhapet si zhiva e n’sy pamjen si kjo ta stis’
O përsëgjalli me dekë mo’. Mos dis!

I mrami pusht puplash nër krahët e klloçkës u bjen pak nga pak
E unë? Cucërr ndjell, shpendët n’çanak
Ato nën harqe t’flaknueme ngashnjye kanë çatis…
Mo’ përsëgjalli me dekë, mos dis!

Si rrém varun n’ré qyteti degdis
Veç me pa: qytet hata, therr qjellën
Gjân e gat, nis e bitis…
Manej, ma fell seç shihet, mullarë sane e duej gruni, ngjit’
O me dekë përsëgjalli, mos dis o mik!