Nga: Blerim Shala (botuar në rubrikën “Oaza”, Javorja “Zëri”, 1999)
Bowie ndërroi njëqind lëkura, por mbeti njëri prej rock-autorëve më origjinalë në tridhjetë vjetët e fundit
David Bowie është kameleon i Rockut.
Bowie është mbase i vetmi i cili të gjitha ndryshimet, në ambientim të rrethanave të reja në rock-skenë, i bëri pa humbur shumë nga sinqeriteti autorial i tij.
Në fillim të të shtatëdhjetave Bowie ishte një nga heqësit e glam-rockut por, njëzet vjet më pas, ai është i vetmi i cili, i dalë nga glam-rocku, kujtohet nga publiku.
Në gjysmën e dytë të të shtatëdhjetave, me trilogjinë “Low”, “Heroes” and “Lodger” dhe këngët “Heroes” dhe “Ashes to Ashes”, Bowie dëshmoi që është në gjendje të “ndërrojë lëkurën” dhe të bëhet autor i mirëfilltë.
Në të tetëdhjetat ai nënshkroi kontratë me EMI-n për 60 milionë marka dhe në bashkëpunim me Iggy Popin incizoi albumin “Let’s Dance”, i cili u shit në gjashtë milionë kopje. Këngët si “China Girl” dhe “Let’s Dance”, tutje “sillen” nëpër MTV dhe disco klubet anembanë botës.
Pastaj me projektin “Tin Machine” synoi të eksperimentojë me suksesin e tij dhe disi treti në margjina në fillim të të nëntëdhjetave dhe vetëm kur Kurt Cobain dhe Nirvana, në MTV Unplugged ekzekutuan këngën e tij “The Man Who Sold the World”, u pa se sa autor i madh është Bowie.
Storia për albumin e tij më të ri, të quajtur “Hours…”, i dalë në tetor të këtij viti, nis me ofertën e një kompanie franceze të video-lojërave që Bowie të komponojë muzikën për dy lojërat më të reja kompjuterike. Bowie, i njohur si ithtar i madh i internetit, pranoi këtë kërkesë por, në ndërkohë, në bashkëpunim me kitaristin Reeves Gabrels, arriti të komponojë këngë krejtësisht të reja, të cilat kanë emocion, nostalgji dhe linjat e pop-melodive pothuaj të harruara nga publiku i sotëm. Rock kritikët janë të entuziazmuar me albumin “Hours…” dhe shpeshherë potencojnë që ky mund të shpallet albumi më i mirë i vitit 1999…
***
SHTATË
Nga: David Bowie dhe Reeves Gabrels
Përktheu: Blerim Shala
Harrova ç’më tha i ati
Harrova ç’më tha
Harrova ç’më tha e ëma
ndërsa ishim t’shtrirë mbi tëndin shtrat
një qytet përplot lule
një qytet përplot shi
Kisha shtatë ditë të jetoja time jetë
apo shtatë mënyra të vdes
Harrova ç’më tha vëllau
Harrova ç’më tha
Nuk pendohem fare për asgjë
Më kujtohet si dënesnim ne
n’urën e njerëzve violentë
isha i vogël mjaft për të qarë
Kisha shtatë ditë të jetoja time jetë
apo shtatë mënyra të vdes
Mbaja fytyrën para teje
tutje zemra ime dridhej
shtatë ditë të jetoj time jetë
apo shtatë mënyra të vdes
Zotërat harruan që më krijuan
prandaj edhe unë i harrova ata
i dëgjoj hijet e tyre
luaj në varret e tyre
zemra ime kurrë nuk u thye
durimi im kurrë s’u sprovua
Kisha shtatë ditë të jetoja time jetë
apo shtatë mënyra të vdes
shtatë shtatë shtatë
shtatë shtatë shtatë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e Luigj Gurakuqit nga kushëriri i tij, për interesat e Ahmet Zogut

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Japonia në Mal të Zi

SHIGJETA E KANGA

"Ambicie përtej fjalëve": Revolucioni artistik i Sienës që solli Parajsën në Tokë
Teoritë e vdekjes së “Mbretit”: Pse shumë njerëz mendojnë se Elvisi është ende gjallë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi