Site icon Telegrafi

Dashuria e Barcelonës për holandezët – Nga Cruyff te De Jong, këta janë 20 tulipanë që u veshën bluagrana

Ardhja e Frenkie de Jong e rrit listën e lojtarëve nga Holanda që i kanë mbrojtur ngjyra e fanellës së FC Barcelonës.

Mesfushori i Ajaxit do të jetë lojtari i 20-të, i kësaj kombësie që zbret në Camp Nou.

Nga Cruyff në sezonin 1973-74 te De Jong që është i fundit, kjo është lista e plotë e tulipanëve që kanë luajtur te Barcelona.

1. Johan Cruyff

Kishte ardhur nga Ajax. Ka luajtur në mes të sezonit 1973-74 deri në 1977-78 me një total prej 180 ndeshjeve (60 gola). Fitoi dy trofe.

2. Johan Neeskens

Mesfushor. Kishte ardhur nga Ajax dhe ka luajtur në mes të sezoneve 1974-75 deri në 1980-81. 183 ndeshje (43 gola). Fitoi dy trofe.

3. Ronald Koeman

Mbrojtës dhe mesfushor. Kishte ardhur nga PSV Eindhoven. Ai ka luajtur në mes të sezoneve 1989-90 deri në 1994-95. 267 ndeshje zyrtare (90 gola). Fitoi 12 trofe.

4. Richard Eitschge

Erdhi nga Ajax dhe ka luajtur në mes të sezoneve 1991-1992 deri 1992-93. Gjithsej 61 ndeshje zyrtare (3 gola). Ai fitoi shtatë trofe.

5. Jordi Cruyff

Nga akademia. Ka luajtur në mes të sezonit 1992-93 deri në 1995-96. Gjithsej 60 ndeshje zyrtare (13 gola). Fitoi një trofe.

6. Ruud Hesp

Portier. Erdhi nga Roda, ka luajtur në mes të sezonit 1997-98 deri 1999-00. 146 ndeshje (0 gola). Ai fitoi pesë trofe.

7. Michael Reiziger

Erdhi nga Milan dhe ka luajtur në mes të sezonit 1997-98 deri në 2003-04. Në total prej 261 ndeshje zyrtare (0 gola). Ai fitoi gjashtë trofe.

8. Winston Bogarde

Erdhi nga Milan dhe ka luajtur në mes të sezonit 1997-98 (afati dimëror) deri në 1999-00. Në total 62 ndeshje zyrtare (4 gola). Fitoi katër trofe.

9. Phillip Cocu 

Vjen nga PSV Eindhoven. Ka luajtur në mes të sezonit 1998-99 deri në 2003-04. Në total 297 ndeshje zyrtare (38 gola). Fitoi tre trofe.

10. Boudewijn Zenden

Erdhi nga PSV Eindhoven dhe në sezonet 1998-99 deri në 2001-02. Në total 97 ndeshje zyrtare (3 gola). Fitoi dy tituj.

11. Patrick Kluivert

Erdhi nga Milan. Ka luajtur në sezonet 1998-99 deri në 2003-04. 261 ndeshje zyrtare (123 gola). Fitoi tre trofe.

12. Frank de Boer

Erdhi nga Ajax. Ka luajtur në mes të sezonit 1998-99 (afati i dimrit) deri në 2002-03. 215 ndeshje zyrtare (14 gola). Fitoi dy trofe.

13. Ronald de Boer

Erdhi nga Ajax. Ka luajtur në sezonet 1998-99 (afati dimëror) deri në 2000-01. 55 ndeshje zyrtare (3 gola). Fitoi dy trofe.

14. Giovanni van Bronckhorst

Nga Arsenali. Ai ka luajtur në sezonet 2003-04 deri në 2006-07. Në total 155 ndeshje zyrtare (7 gola). Ai fitoi tetë trofe.

15. Marc Overmars

Nga Arsenali. Ka luajtur në mes të sezoneve 2000-01 deri në 2003-04 në total 145 ndeshje zyrtare (19 gola). Fitoi një trofe.

16. Edgard Davids

Erdhi nga Juventusi. Luajti sezonin 2003-04 (afati dimëror). Gjithsej 20 ndeshje zyrtare (1 gol). Ai nuk fitoi asnjë Trofe.

17. Mark van Bommel

Erdhi nga PSV Eindhoven. Ka luajtur në edicionin 2005-06. 38 ndeshje zyrtare (4 gola). Fitoi tre trofe.

18. Ibrahim Afellay

Erdhi nga PSV Eindhoven. Ai ka luajtur nga mesi i sezonit 2010-11 (afati dimëror) deri më 2014-15. Në total 35 ndeshje zyrtare (2 gola). Ai fitoi tetë trofe.

19. Jasper Cillessen

Portier. Erdhi nga Ajax. Ka luajtur nga sezonet 2016-17 deri tani. Në total prej 32 ndeshje zyrtare (0 gola). Ai fitoi pesë trofe.

Lidhja e Barcelonës me holandezët do të vazhdojë, pasi që futbolli total që zhvillohet në Holandë, përshtatet më së miri te katalunasit. /Telegrafi/

Exit mobile version