LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri fshin të imazhet dhe videot prej rrjeteve sociale! (Foto)

Dafina Zeqiri fshin të imazhet dhe videot prej rrjeteve sociale! (Foto)

Pothuajse ka një vit që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor, megjithëse ka paralajmëruar se po punon për to.

Dafina Zeqiri ka kohë që po jeton dhe veron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe prej atje kishte paralajmëruar këngë të reja.


Dhe kur pritej që të sillte ndonjë videoklip të ri, këngëtarja ka marrë një vendim drastik, transmeton Telegrafi.

Mëngjesin e sotëm llogaria personale e këngëtares në Instagram dhe Facebook është “zbrazur” nga të gjitha publikimet e videove dhe fotografive.

Nuk dihet nëse do të jetë një fillim i ri i këngëtares apo i është hakuar llogaria e këtij rrjeti social.

Neve na mbetet të presim për të kuptuar çfarë po ndodh me Dafina Zeqirin, e cila kënga e fundit e saj ishte “Edhe njo” që u shikua mbi 500 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/