Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është duke realizuar një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Alban Skënderajn.

Kënga do të jetë shumë shpejt e gatshme në duart e publikut, gjersa këto ditë janë realizuar edhe xhirimet e klipit.


Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetete sociale disa fotografi të reja nga prapaskenat e xhirimeve.

314654652 150142587728910 3051387966072829297 n

Në profilin e saj zyrtar në Instagram, këngëtarja Zeqiri publikoi disa imazhe ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një bluzë të shkurtër të bardhë dhe një fund të gjatë ngjyrë rozë.

Teksa merrte poza para aparatit, Dafina dukej më se tërheqëse, gjë të cilën ndjekësit ia vunë në dukje edhe në hapësirën e komenteve.

314476505 463348089221491 4454585369567158035 n

Në mbishkrimin e fotografive, ajo madje zbuloi edhe disa vargje të këngës në bashkëpunim me Albanin, e cila titullohet “Copa copa”. /Telegrafi/

313790602 1171523263802454 1591968876613721802 n

314456140 1753235968396500 3533448737011999207 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram