Dafina Zeqiri ende mbetet si një nga artistet që ka eksperimentuar me zhanret muzikore.

Në pothuajse secilën prej tyre, Dafina është pëlqyer tej mase, teksa ka grumbulluar mijëra fansa.


Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ku është shfaqur mjaft atraktive.

dafina.zeqiri 126912701 395297518551004 5831852846885542701 n (Foto: Instagram)

E veshur me një fustan të bardhë e unik, bukuroshja brune është parë duke marrë poza tërheqëse para kamerës.

Flokët kësaj radhe i ka lënë natyrale, duke i lakuar paksa e më pas i ka lëshuar mbi supe.

dafina.zeqiri 126978889 409567343728857 7161375678668060287 n (Foto: Instagram)

Ajo çka mori vëmendje është se përkundër elegancës, Zeqiri zgjodhi të mbath një palë atlete të përditshme.

Sidoqoftë kësaj, po aludohet se artistja së shpejti do sjellë projektin e ri muzikore. /Telegrafi/

dafina.zeqiri 127145191 396383448176775 4172248434419440195 n (Foto: Instagram)