Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, ndërsa herë pas here nuk mungon as me poza provokuese.


E tillë shfaqet edhe në këto të fundit, derisa thekson linjat trupore në një palë të brendshme të markës ‘Supreme’.

dafinaaa Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Dukjen e ka kompletuar me tuta sportive të bardha, gjersa mori vëmendje edhe me ‘look’-un e veçantë.

Këto imazhe kanë bërë që të marrë komente pozitive nga më të ndryshmet e po ashtu edhe pëlqime të shumta.

Fotografitë duket se janë realizuar nga fotografi nga Shqipëria, Juxhin Kurti.

Dafina këtë kohë po shijon në masë të madhe koncertet e mbrëmjet muzikore, të cilën e gjeni thuajse në çdo vend përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/