LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri sjell remiksin e këngës “Vuj Vuj Vuj”

Dafina Zeqiri sjell remiksin e këngës “Vuj Vuj Vuj”
Foto: YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka prezantuar remiksin e këngës së saj “Vuj Vuj Vuj”.

Protagonist në video është komediani Miran Ramadani, ndërsa bën një paraqitje të mahnitshme.

Projekti tashmë është i publikuar në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtares.


Foto: YouTube

Ndërkohë që kjo ka qenë një nga projektet më të suksesshme të Dafinës, besohet se do pëlqehet edhe remiksi i saj.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Vuj Vuj Vuj” njëherësh është pjesë e albumit “Dafinë Moj”, i cili pritet të lansohet i plotë së shpejti.

Dafina vazhdon të pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor dhe konsiderohet të jetë një prej artisteve më të suksesshme në estradë. /Telegrafi/