Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, tashmë ka bërë të ditur se po sjellë një projekt shumë të veçantë.

Bukuroshja, e cila di të befasojë gjithnjë me stilin e guximin, edhe këtë herë ka habitur me paraqitjen e saj.


Pak ditë pasi u shfaq një nuse me elemente moderne, ajo kësaj radhe ka publikuar disa pamje të reja të videoklipit me veshje tradicionale.

dafff Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Artistja e njohur shfaqet mjaft ekstravagante edhe me këtë stil, ku lirshëm mund të thuhet se ka çuar në një tjetër nivel kostumet e tilla.

“Kurrë mu përulë! Unë kokën lart gjithë e kam mbajtur #DafinëMoj”, është mbishkrimi i fotografisë – ku duket të jetë një frazë e projektit të ri.

Komplimentet nuk munguan as nga miqtë, kolegët e fytyrat e famshme publike duke e përgëzuar për pamjen mahnitëse.

Projekti në tërësi duket të jetë unik, edhe pse për të cilin akoma nuk është dhënë një datë e saktë e lansimit. /Telegrafi/