Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa jo të rralla janë edhe imazhet atraktive nga koncertet apo xhirimet e klipeve.


Së fundmi, Dafina publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive në një veshje të zezë.

Duke pozuar nga mbrapa, ajo ka vënë në pah të pasmet e saj, ndërsa dukej mjaft tërheqëse me ndryshimin e ri në dukje.

"Kur asgjë nuk shkon siç duhet, shiko majtas", ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e këtij imazhi.

Përndryshe, projekti i saj i fundit muzikor mbetet kënga "Bye bye", të cilën ajo e solli gjatë verës në bashkëpunim me reperen Tayna, e që u prit shumë mirë nga publiku. /Telegrafi/