Këngëtarja e njohur shqiptare ka prezantuar për publikun këngën më të re të saj.

"Vuj vuj vuj" mban titullin kjo këngë, e cila është R&B.


Kënga është punuar nga vet Dafina, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Dafina në bashkëpunim me kolegun e saj, reperin Elinel.

Ashtu si në çdo paraqitje tjetër, Dafina edhe këtë herë nuk i kurseu paraqitjet e ekspozuara në klipin e këngës.

Ajo shfaqet mjaft atraktive në disa prej skenave të këtij klipi, i cili i është besuar produksionit të njohur kosovar, Entermedia.

Telegrafi ka përcjellë nga afë xhirimet e klipit të këngëtares, dhe ju sjell në vazhdim disa fotografi nga prapaskenat.

Dafina Zeqiri këtë vit ka qenë pa dyshim një ndër emrat më dominantë në industrinë e muzikës, me shumë projekte muzikore të publikuara, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/

ddaf43fb 5025 4550 b3da 6128309d21ec

71450c1d 19d6 420c 969d 4ef4e347d07b

3812f6e9 0be3 4ea2 8e99 af1ccfdc2e5b

1686fee9 d014 4c0e b0e4 d3a915ad0535

3c6cf64a f814 48f6 9ceb 84a53cd43186

1fdea8ee 082d 4098 bfaa f4561f68adf6

2aef58b0 ff41 48fc 9c27 0bd72e31c6d9