Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është shquar gjithmonë për dukjen e saj atraktive.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e saj.


Së fundmi, Dafina ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku është shfaqur mjaft provokuese, veshur me bikini.

Fotografitë janë realizuar nga pushimet e saj të fundit në Santorini, në të cilat nuk ka hezituar që të ekspozojë linjat e saj atraktive.

Tash e sa kohë, këngëtarja Zeqiri është duke shijuar lidhjen e saj, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar disa fjalë tërheqëse për të dashurin e saj.

"Eja ikim diku, ku e jotja jam. E jam e jam", ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta pritet që së shpejti të publikojë një projekt të ri muzikor gjatë muajve të nxehtë. /Telegrafi/