Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, së fundmi mori vëmendjen e mediave kur publikisht i doli në mbështetje mësimdhënësit Lulzim Paci nga Vushtria.

Ky i fundit ishte bullizuar për shkak të një videoje të publikuar në TikTok, ku kishte shfaqur aftësitë e tij të vallëzimit, gjersa me gjithë mobilizimi në shoqërisë në rrjetet sociale për t’i dalë kundër bullizmit, Dafina iu bashkua kësaj iniciative duke publikuar një video me vet profesorin në fjalë.


Një ditë pasi publikoi këtë video, këngëtarja Zeqiri solli për ndjekësit e saj disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku është shfaqur mjaft atraktive.

dafina.zeqiri 273028787 769162314486916 6773759918248522010 n

Ajo këtë herë ka pozuar me një xhaketë të kaltër dimërore, të veshur sipër një palë tutave të errëta, të cilat vinin në pah tatuazhet e shumta të saj përgjatë trupit.

dafina.zeqiri 273183199 1108978056542299 7342454673388126861 n

Në disa prej pozave, këngëtarja e hitit “Dafinë Moj” është shfaqur tejet provokuese, teksa ka vënë në pah linjat e saj trupore.

Dafina e ka bërë të qartë në shumë prej intervistave se është tej mase e përkushtuar ndaj palestrës, gjë e cila i ka sjellë gjithmonë rezultate të mira në mirëmbajtjen e trupit.

dafina.zeqiri 273181263 124092206607418 3745609124118135255 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Për sa i përket muzikës, këngëtarja është duke vazhduar të shijojë suksesin e klipit të saj më të fundit, “Tduh – Duh”, në të cilin ajo u shfaq së bashku me të dashurin e saj, DJ Geek. /Telegrafi/

dafina.zeqiri 272973476 261531909446850 3157940937995733760 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram