Në këtë kohë pandemie globale, të gjithë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të evitohet sa më shpejt virusi COVID-19.

Kjo tashmë ka izoluar edhe të famshmit, përkundër se ishin tërë kohën të angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore.


Së fundmi, këngëtarja Dafina Zeqiri ka publikuar një fotografi nga arkiva, derisa ishte në pushime në ishujt luksozë, Maldive.

daff Dafina Zeqiri (Foto: Instagram)

Në bazë të imazhit të ndarë në InstaStory, artistja shqiptare thotë se me mendje është në vendin përrallor edhe pse po qëndron e izoluar.

"Mendja ime është atje, Maldives", është përshkrimi që ia ka vënë fotos, në të cilën shfaqet atraktive duke vënë në pah linjat trupore.

Këngëtarja Zeqiri aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës "Një herë në jetë", të cilën e solli para pak ditësh në bashkëpunim me producentin Cricket.

Ky projekt i tyre për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e dy milionë klikimeve në kanalin YouTube. /Telegrafi/