Dafina Zeqiri lanson këngën e re "Zili Zili"

Ashtu siç kishte paralajmëruar, këngëtarja Dafina Zeqiri, ka prezantuar projektin e ri muzikor.
“Zili zili” mban titullin kënga e saj e re, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Duke qenë se shquhet për stilin e veçantë, artistja e njohur edhe në këtë videoklip kishte gërshetuar të thjeshtën me elegancë.

Tekstin e ka shkruar vet këngëtarja në bashkëpunim me reperin Elinel, kurse për producimin, muzikën dhe masterizimin u përkujdes Rrezon.

Vija melodike po ashtu është realizuar nga Zeqiri, ndërsa videoja u kompletua nga produksioni “Entermedia”.
Ky është projekti i radhës i albumit të Dafinës të titulluar "Dafinë moj", të cilin tashmë e gjeni në kanalin YouTube. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































