Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo ka qenë shumë aktive muajve të fundit me projekte të shumta muzikore, të cilat janë pritur mirë nga fansat e saj.


Ndërkohë, Dafina vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.

daf

Jo të pakta janë rastet kur ajo publikon për fansat ndonjë imazh provokues, duke ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi, teksa ka pozuar para pasqyrës, duke vënë në pah linjat e saj atraktive, dhe në veçanti belin e hollë.

Kjo fotografi ka treguar më së miri se sa shumë është dobësuar këngëtarja, gjë për të cilën është koshiente edhe ajo vet.

daffy

"Bel i hollë, të pasme të mëdha", ka shkruar Zeqiri në mbishkrimin e këtij imazhi, i cili ka ngacmuar imagjinatën e një pjese të madhe të fansave të saj.

Përndryshe, "Alo" mbetet projekti i saj i fundit muzikor, të cilin ajo e solli në bashkëpunim me DJ Geek, dhe u prit mirë nga publiku. /Telegrafi/