LAJMI I FUNDIT:

Dafina Zeqiri infektohet me COVID-19

Dafina Zeqiri infektohet me COVID-19
Dafina Zeqiri Foto: Instagram/dafina.zeqiri

Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër të infektuarat me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë një fotografi të vetes.

Me një veshje sportive, artistja dukej paksa e lodhur, ndërsa shtoi se virusi nuk mund ta ndalë të shkrepë imazhe.


Foto: Instastory

“COVID-i nuk dëshironte që unë të bëjë fotografi, por në djall COVID-i”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Menjëherë pas këtij postimi, fansat e Dafinës filluan që në profilet e tyre të urojnë këngëtaren për shërim sa më të shpejt.

Ndërkohë theksojmë se “Duro” është hiti saj i fundit, që është pritur tejet mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Telegrafi/