Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, shquhet për stilin e saj tëveçantë në çdo paraqitje.

Ajo është e ndjekur nga mbi 1.8 milion njerëz në rrjetin social Instagram, të cilët i mban vazhdimisht të azhurnuar me më të rejat rreth saj.


Së fundmi, këngëtarja e shumë hiteve publikoi në llogarinë e saj zyrtare Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft tërheqëse.

dafina.zeqiri 294633808 605378891154742 1764256477009522480 n Foto: Dafina Zeqiri/Instagram

Ajo kishte veshur një palë pantallona të gjata me një bluzë të shkurtër të zezë dhe jelek të të njëjtës ngjyrë.

Fokusi u vu mbi qaforen e saj të veçantë, e cila formonte simbolin e një kryq, me trupin e një engjëlli dhe dy krahët e tij të hapur anash.

dafina.zeqiri 294931034 3194369094179947 9017018117832402516 n

Flokët e ndara në dy anë të ndryshme, i dhanë këngëtares Zeqiri një pamje edhe më tërheqëse, me shumë prej fansave që e krahasuan dukjen e saj me atë të personazhit të famshëm për fëmijë, “Pipi Çorapëgjata”.

Dafina përndryshe edhe këtë verë shquhet si një prej këngëtareve më aktive me këngë të shumtë dhe pjesëmarrje masive nëpër mbrëmje muzikore e koncerte. /Telegrafi/

dafina.zeqiri 295296559 587214933012437 6504064863911951217 n