Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, është shumë e angazhuar me koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Ajo mundohet të jetë sa më pranë fansave kudo që ata ngjallin interes, për të parë performancat e saj.


Duke qenë se i bie shpesh që të udhëtojë jashtë vendit, jo të pakta janë rastet kur Dafina detyrohet të që qëndrojë larg familjarëve.

Më të vështirë, këngëtarja e ka qëndrimin në distancë nga e ëma e saj, Melihate Zeqiri, e cila ka qenë një mbështetëse e madhe e së bijës përgjatë gjithë karrierës së saj.

Dafina ka publikuar së fundmi në InstaStory një foto me të ëmën, në mbishkrimin e së cilës ia ka shprehur asaj mallëngjimin që ndjen sa herë që nuk është pranë saj.

zani

“E urrej të ndahem nga ti!! Çdo herë bëhet më e vështirë”, janë fjalët e Dafinës, e cila është fotografuar e lumtur pranë njeriut të saj më të shtrenjtë. /Telegrafi/