Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka bërë një performancë të zjarrtë së fundmi në një festival shqiptar në Zvicër.

Ajo ka interpretuar një repertoar të hiteve të saj, duke dhuruar në të njëjtën kohë një performancë mjaft energjike.


Në disa video të publikuara nga ndjekësit në rrjetin social TikTok, Dafina mund të shihet në një moment duke bërë ‘twerk’ para publikut.

daf1

Këngëtarja shihet duke vendosur duart në dysheme, teksa dridh të pasmet nën ritmet e hitit të saj më të fundit “Luje belin”.

Dafina përndryshe po vazhdon të jetë aktive në muzikë me këngë të shumta, të cilat po priten mirë nga publiku.

Ajo gjithashtu shihet mjaft prezentë këtë verë edhe nëpër koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme. /Telegrafi/

dafina.zeqiri 287946517 128902962914425 8106869006558213942 n

dafina.zeqiri 291322555 1244190086318686 1029577298569690681 n