Dafina Zeqiri më 14 shkurt publikon klipin e projektit të fundit nga albumi "Dafinë Moj"

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, duket se po i kompleton me videoklip të gjitha këngët e albumit të ri “Dafinë Moj”.
Ajo së fundmi në një postim të shpërndarë në rrjete sociale njoftoi se në shkurt do të lansojë të fundit projekt me videoklip nga albumi i lartpërmendur.
Ndonëse nuk ka zbuluar se për cilën këngë saktësisht është fjalë, një gjë është se sigurt se po vjen më 14 shkurt, në Ditën e të Dashuruarve.

“Videoja muzikore e fundit nga albumi Dafinë Moj publikohet më 14 shkurt”, ka thënë ajo.
Ajo vetëm pak ditë më parë solli klipin e “Tduh-duh” në bashkëpunim me partnerin e saj, DJ Geek.

Projekti për vetëm tri ditë ka grumbulluar mbi 700 mijë klikime në platformën zyrtare, YouTube.
“Dafinë Moj” numëron gjithsej 14 këngë që rezultuan të jenë shumë të suksesshme. /Telegrafi/



























































