Cristiano Ronaldo mund të thyejë rekordin për më së shumti ndeshje ndërkombëtare për meshkuj me 197-të nëse luan nesër (e enjte).
Portugalia përballet me Lihtenshtajnin në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 dhe trajneri Roberto Martinez ka përzgjedhur sulmuesin legjendar.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë aktualisht ka po aq paraqitje sa sulmuesi i Kuvajtit, Badr Al-Mutawa, pasi kundër Marokut në Kampionatin Botëror në Katar ishte paraqitja e tij e 196-të.
Forma e tij e shkëlqyer te Al Nassr ka rezultuar në një ftesë dhe vetëm një ndeshje tjetër ndërkombëtare do ta shihte atë të thyente një tjetër rekord.
Ronaldo e zhvilloi ndeshjen e tij të parë për Portugalinë në moshën 18-vjeçare, kur hyri në vend të Luis Figos në një miqësore kundër Kazakistanit në vitin 2003.
Ai shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në ndeshjen e tij të tetë kundër Greqisë.
Ronaldo e kaloi Ali Daein shtatorin e kaluar për numrin më të madh të golave ndërkombëtarë, duke shënuar dy gola kundër Republikës së Irlandës për të kaluar numrin e 109 golave nga iraniani.
38-vjeçari që atëherë e ka çuar numrin e tij në 118 gola për kombin e tij. /Telegrafi/