Këtë vjeshtë, zgjidhni këpucët që do të bien në sy në mënyrë elegante kudo që të shfaqeni
Ngjyra që dominon ndjeshëm këtë vjeshtë do të jetë pa dyshim bordoja.
Falë markës Gucci dhe drejtorit të tyre krijues Sabat De Sarno, kjo ngjyrë përjetoi një bum të vërtetë që nga sfilata e parë që prezantoi me emrin Gucci Ancora.
Kur në pistë filluan të shfaqen takat dhe mokasinet klasike që e bëjnë markën të dallueshme, markat e tjera ndoqën menjëherë këtë stil, transmeton Telegrafi.
Siç pritej, tani kjo ngjyrë po përjeton një bum edhe më të madh dhe nuk ka vend ku nuk do ta shihni.
Mundësitë janë të mëdha kur kombinohen pjesë të tilla. Ju mund t’i përmbaheni sigurisë dhe të zgjidhni një pamje njëngjyrëshe të mishëruar në ngjyrë bordo nga koka te këmbët, ose të eksperimentoni.
Ngjyrat që do të shkonin së bashku për mrekulli janë të gjitha nuancat e blusë, vjollcës, jeshiles, ndërkohë që nuk kemi nevojë të flasim për ngjyrën neutrale të përbërë nga e zeza, e bardha dhe grija. Jini të guximshme dhe provoni ngjyrën portokalli, për shembull.
Kjo “luftë” mes nuancës së kuqe të ftohtë dhe ngjyrës portokalli të ndezur do të krijojë një kombinim të vërtetë që vështirë t’i rezistosh duke mos i ushqyer sytë me një pamje të bukur.
Gjatë kësaj periudhe preferohen trikotazhet, ndaj një pulovër i bukur i bardhë apo jaka në të njëjtën ngjyrë do të ishte një zgjedhje perfekte.
Nga mokasinet tek këpucët dhe çizmet, këtë vjeshtë gjithçka është në shenjën e ngjyrës burgundy, ose në fjalorin modern – ngjyrës Ancora. /Telegrafi/