Site icon Telegrafi

City mbetet hija e Chelseat, triumfon ndaj Aston Villas

(Foto: Twitter/Manchester City)

Manchester City ka arritur ta nënshtrojë Aston Villan në Villa Park (2-1), në ndeshjen e xhiros së 14-të në Ligën Premier.

Skuadra mysafire realizoi dy gola në fraksionin e parë të lojës për të krijuar epërsi të mjaftueshme që në vijim ia fitoi ndeshjen.

Ruben Dias e zhbllokoi rezultatin në minutën e 27-të pas asistimit nga Raheem Sterling, ndërsa Bernardo Silva pranoi asistimin e Gabriel Jesus për ta dyfishuar epërsinë (43’).

(Foto: Twitter/Manchester City)

Në pjesën e dytë, skuadra vendase arriti të shënonte një gol përmes Ollie Watkins (47’), por në vazhdim nuk arriti të realizonte gola të tjerë.

Manchester City numëron 32 pikë, një më pak se lideri Chelsea dhe një më shumë se Liverpooli që qëndron në vend të tretë.

Aston Villa mbetet në kuotën e 16 pikëve dhe pozicionohet në vend të 13-të në renditje. /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Manchester City)
Exit mobile version