Cilat figura shqiptare i mungojnë “Enciklopedisë…”?!
Argumente plus për diletantizmin e AMSHA – Argumente për të konstatuar se autorët e “enciklopedisë” ndaj shqiptarëve kanë patur një qasje, siç thuhet në popull, “sa për sy e faqe”
“Enciklopedia maqedonase” definitivisht është dështimi i radhës i politikës maqedonase. Është një provokim me pasoja afatgjate, që atakon qenien shqiptare. Tash janë hapur të gjitha letrat dhe kanë rënë maskat. Më në fund u argumentua ajo që dyshohej më parë, se Akademia maqedonase ndaj shqiptarëve ka të njëjtin qëndrim si të Akademisë serbe. Pos gabimeve të pafalshme teknike, shtrembërimit të emrave, datave janë me dhjetëra emra shqiptare që fare nuk e kanë patur vendin në këtë “enciklopedi”, sepse ata askush as i njeh e as ka dëgjuar për ta ose as që kanë kontribuar për diçka.
Prezantimi i tyre ka të bëjë vetëm me faktin se kanë qenë pjesëmarrës në LNÇ dhe këtu përfundon gjithçka. Nga ana tjetër, janë me qindra figura shqiptare që kanë dhënë kontribut në lëmin e historisë, kulturës, sportit, politikës, por që nuk figurojnë askund.
Në këtë “enciklopedi” mungon DERVISH CARA, një figurë e shquar e shekullit 19-të. Ai ka qenë një ndër kryengritësit më kryesorë të kryengritjes antiosmane në vitin1844. Mijëra luftëtarë të udhëhequr nga Dervish Cara çliruan Prishtinën, Shkupin, Tetovë, etj. Porta e Lartë ishte trembur nga përmasat e gjëra të kryengritjes që ishte më e madhja në Maqedoni e Kosovë gjatë luftës së Tanzimatit. Dervish Cara u lind në fshatin Pallçisht i Tetovës.
Mungon DERVISH HIMA, veprimtar, atdhetar dhe publicist i Rilindjes Kombëtare. I lindur në Ohër më 1875, shkollën fillore e kreu në Ohër, shkollën e mesme në Selanik, kurse të lartën në Stamboll. Ishte organizator i Kongresit të Bukureshtit, pjesëmarrës në Kongresin e Napolit, botues i gazetës "Arnautlluk" në Stamboll e më pas "Albania" në Zvicër. Në 1912-n mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës dhe u zgjodh anëtar i Pleqësisë, ndërkohë shkroi e botoi librat: "Varri i liridashësve", "Pasqyra e krimeve të Sulltanit", "Një zë nga burgu në kohën e lirë", etj.
Në këtë “enciklopedi” nuk gjendet HAMDI BEJ OHRI, që njihej për atdhetarinë, por edhe trimërinë e tij. Në bashkëpunim të ngushtë me Nijazi Resnjën, Said Najdenin, Bajo Topullin, Gjergj Qiriazin etj, Hamdiu do të vendosej në vitet e para të shekullit të njëzetë, në radhët e burrave që formuan Komitetin e fshehtë të Manastirit. Si rrallëkush në ato kohëra, Hamdi bej Ohri do t’i kundërvihej politikës mashtruese të turqve të rinj, të cilët deri sa morën pushtetin nuk lanë premtim pa bërë, ndërsa më tej, nisën të shkelin me zjarr dhe me hekur çdo nismë shqiptare për dije dhe përparim.
Mungon dibrani i shquar JASHAR EREBARA, i lindur më 1873 në Dibër dhe i cili u shkollua në Shkup dhe Bukuresht, atdhetar dhe intelektual, që dha një kontribut të madh patriotik dhe publicistik. U mor mjaft me botimet në gjuhën shqipe. Ishte kryeredaktor i gazetave "Albanija" dhe "Shkupi" etj. Pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.
Në “enciklopedi” nuk është përfshirë as MEHMET PASHË DERALLA nga Gradeci i Gostivarit, ministër i parë Luftës në Qeverinë Ismail Qemalit. As JOSFI BAGERI, një patriot i shquar dhe poet nga Reka e Epërme e Gostivarit. Mungon edhe SULË HOTLA (nga rajoni i Kumanovës, 1875-1947), një nga udhëheqësit më me zë të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare, i cili u vra në një tradhti të kurdisur nga OZNA dhe UDB-a jugosllave.
Nuk është përfshirë PJETËR JANURA, një nga themeluesit e Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare pranë Fakultetit Filologjik dhe autor i monografisë së Migjenit. Mungon REMZI NESIMI, një nga kontribuesit më të mëdhenj në gjuhësinë shqiptare, pjesëmarrës i Kongresit të Drejtshkrimit në vitin 1972 në Tiranë, profesor shumëvjeçar në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Shkup. Është “harruar” edhe AGIM VINCA, poet, kritik dhe një nga studiuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.
Askund nuk figuron HAKI YMERI, gjuhëtar, ish profesor në Katedrën e gjuhës dhe Letërsisë shqiptare, bashkautor me Zihni Osmanin (i cili është përfshirë në “enciklopedi”) i fjalorit maqedonisht – shqip. Mungon kompozitori i shquar, dibrani MUSA PIPERKU, autor i qindra këngëve të zhanreve të ndryshme dhe fitues i shumë çmimeve në fushën e artit muzikor. Kënga e tij emblematike "Pranvera në Prishtinë", një lloj himni kushtuar rinisë, dashurisë dhe Prishtinës, edhe sot ka mbetur një "evergreen" i vërtetë që dëgjohet me ëndje nga të gjitha brezat.
Nuk është përfshi as aktori i shquar QEMAL AJDINI, që ka lënë gjurmë në dramartugjinë shqiptare. Mungon trajneri i shquar i mundjes së lirë MENTAS ALLAJBEGU (nga Dibra), njeriu që ngriti në majat më të larta të sportit botëror mundësit Shaban Sejdiu dhe Shaban Tërstena. Allajbegu nga asociacionet shqiptare të sportit është shpallur trajneri i shekullit të 20. Mungon edhe VEBI VELIJA, biznesmeni i shquar shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, njeriu që ngriti televizionin ALSAT.
Lista e atyre që patjetër e kanë patur vendin në këtë enciklopedi nuk përfundon me kaq, përkundrazi, siç thamë më lart, janë edhe me qindra të tjerë. Të dy universitetet, Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe ai i Evropës Juglindore, janë prezantuar me dy –tre profesorë, ndërkaq kjo flet mjaftë për tendencën dhe diletantizmin.
Mungojnë edhe shumë shkrimtarë e figura tjera nga sfera e kulturës, historisë, politikës, ekonomisë, sportit. Janë këto argumente të mjaftueshme për të konstatuar se autorët e “enciklopedisë” ndaj shqiptarëve kanë patur një qasje, siç thuhet në popull, “sa për sy e faqe”. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt.
(Marrë nga gazeta KOHA e Shkupit)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476209620_1009006701257747_4514647024636820534_n-e1739291419392-780x439.jpg)
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
![Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-71-780x439.jpg)
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij
![Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi-780x439.jpg)
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti
![“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476557130_10232717841882449_7288129094962218818_n-780x439.jpg)
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
![KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/valmir-elezi1-780x439.jpg)
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme
![Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/ancelotti-5-780x439.jpg)
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht