Sipas të dhënave të portalit të specializuar të transferimeve – Transfermarkt, pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly, ka shpenzuar 425 milionë euro në sezonin 2022/2023.
Transferimi më i shtrenjtë i Bluve ishte sjellja e Wesley Fofana nga Leicester City, të cilin e paguan 80.4 milionë euro, ndërsa transferimi i ukrainasit Mykhailo Mudryk nga Shakhtar Donetsk, i cili zyrtarisht nënshkroi dje (e diel), kushtoi 70 milionë euro (shumë që mund të arrijë deri në 100 milionë euro kur përfshihen bonuset dhe shtesat tjera).
Gjithsesi llogariten vetëm pagesat zyrtare të transferimeve, ndaj është logjike që me bonuse, shpenzimet e Chelseat do të jenë dukshëm më të larta se 425 milionë eurot e përmendura.
Ardhja e mbrojtësit të majtë të Brighton & Hove Albion, Marc Cucurella, i kushtoi Chelseat 65 milionë euro, ndërsa për Raheem Sterling nga Manchester City pagoi 56.2 milionë euro.
Dhe kjo nuk është e gjitha, Chelsea pagoi 38 milionë euro për Benoit Badiashile nga Monaco dhe Kalidou Koulibaly nga Napoli, ndërsa transferimi i Carney Chukwuemeka nga Aston Villa kushtoi 18 milionë euro.
Todd Boehly has spent a lot of money!!! Which of these players do you think will be a success? pic.twitter.com/GzoQkaQp4b
— Frank Khalid OBE (@FrankKhalidUK) January 14, 2023
Ata kanë paguar 12.5 milionë euro për Andrey Santos nga Vasco de Gama, derisa Pierre-Emerick Aubameyang nga Barcelona dhe David Fofana nga Molde kushtojnë 12 milionë euro. Për huazimin e Joao Felix nga Atletico Madridi e kanë paguar 11 milionë euro.
Transferimin e Gabriel Sloninas nga Chicago e kanë paguar për 9.09 milionë euro, ndërsa Denis Zakaria nga Juventusi, po ashtu i huazuar, është paguar tre milionë euro.
Dhe në fund, Chelsea është në pozitën e dhjetë në tabelë.
Duket se nuk ka mbetur asgjë nga klubi që fitoi Ligën e Kampionëve dy sezone më parë (2020/2021) sezonin e kaluar, ndërsa largimi i ish-pronarit Roman Abramovich dhe ardhja e Todd Boehly sollën një ndryshim në bankën e trajnerëve, shkarkimin e Thomas Tuchel dhe ardhjen e Graham Potter dhe shumë lojtarëve të rinj. /Telegrafi/