Chelsea ka bërë një angazhim sensacional për ta kthyer David Luizin në Stamford Bridge.

Braziliani u largua nga Blutë në qershor të vitit 2014 për të nënshkruar për Paris Saint-Germainin për 50 milionë funte – që asokohe ishte një shumë rekorde për një mbrojtës.


Lexoni të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE

Mirëpo, problemet e klubit anglez në fazën defensive kanë bërë që drejtuesit të mendojnë për kthimin e Luiz për 32 milionë funte.

Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori kur u transferua te PSG. Ai u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori kur u transferua te PSG.

Chelsea ka tentuar të transferoje Alessio Romagnolin (Milan) dhe Kalidou Koulibalyn (Napoli), por ofertat janë refuzuar.

Antonio Conte beson se mund ta shfrytëzojë maksimalisht potencialin e 29-vjeçarit, i cili mund të luajë në mbrojtje me tre lojtarë ose përpara me katër mbrojtës krahas N’Golo Kantes.

Blutë njëherësh janë afër që ta transferojnë mbrojtësin e krahut të Fiorentinas, Marcos Alonso. /Telegrafi/

telegrafi sport app