Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk di për humbje prej se është në krye të Kosovës.

Edhe barazimit që skuadra e tij i ka marr, ka qenë shpesh më e mirë se sa kundërshtari.


Trajneri zviceran e ka gjetur mënyrën më të mirë për t’i motivuar futbollistët e Kosovës dhe këtë e ka treguar pas ndeshjes.

BernardChallandes

Para se të dilnin në fushë, Challandes u ka kujtuar futbollistëve përjetime e rënda të popullit të Kosovës dhe familjeve të tyre.

“U kam folur për historinë e Kosovës që ka vuajtur shumë vjet. U kam thënë lojtarëve se ju nuk mund të jeni lojtarë si të tjerët duke marrë parasysh vuajtjet e prindërve dhe gjeneratave të shkuara në Kosovë”.

64268903 2098318953630152 9363282108350464 o 1

“Ata ishin të mrekullueshëm. Luajtën me zemër për Kosovë”, ka thënë Challandes pas ndeshjes.

‘Dardanët’ arritën fitore spektakolare mbrëmë në Sofje, duke triumfuar krejt në fund me rezultat 3-2.

62599361 2098387133623334 3793376134427574272 o 1

Kjo fitore i mbanë gjallë shpresat për një kualifikim në Euro 2020 përmes eliminatoreve. /Telegrafi/

telegrafi sport app