Site icon Telegrafi

Çfarë është duke ndodhur tani në luftën në Ukrainë?

Teksa zakonisht raportohet për zhvillime në kohë reale, përmes këtij shkrimi do të tentojmë të bëjmë një përmbledhje duke dhënë një pasqyrë se në cila është situata momentale e luftës në Ukrainë.

Pretendime kontradiktore në frontin e dytë

Kharkiv mbetet një fokus kryesor pasi Rusia hapi një front të ri në kufirin verilindor.

Ai ka qenë subjekt i raporteve kontradiktore, me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që tha se Ukraina kishte siguruar “kontroll luftarak”, ndërsa ministria ruse e mbrojtjes pretendoi se forcat e saj po përparonin, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Dhe Ministria britanike e Mbrojtjes tha se përfitimet ruse në verilindje nuk ishin ashtu siç pretendohej, duke lejuar Ukrainën të përmbajë vrullin e Moskës.

Ajo vlerësoi se përpjekja e Vladimir Putin për të krijuar një zonë tampon midis Ukrainës dhe Rusisë kishte qenë e pasuksesshme deri më tani dhe fitimet e mëtejshme nuk kishin gjasa në javën e ardhshme.

Por kjo do të jetë pak ngushëllim për ata që jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të predhave ruse në rajon.

Një sulm në një qendër tregtare në qytetin e Kharkiv këtë fundjavë vrau të paktën 16 persona, plagosi më shumë se 40 dhe kërkimet vazhdojnë për të tjerë.

Mes viktimave ishe edhe një vajzë 12-vjeçare.

Ndihma

SHBA njoftoi një paketë të re armësh dhe pajisjesh prej 275 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të zmbrapsë sulmin e Rusisë në rajonin e Kharkiv.

Samiti i paqes

Volodymyr Zelensky u bëri thirrje drejtpërdrejt homologëve të tij amerikanë dhe kinezë që të bashkohen në samitin e tij të fundit për paqen në Ukrainë.

Duke folur nga Kharkiv në Ukrainën verilindore të premten, ai njoftoi një “samit global të paqes”, të bashkëorganizuar nga Zvicra, duke filluar më 15 qershor.

Ai pretendoi se 80 vende e kishin konfirmuar tashmë pjesëmarrjen e tyre.

‘Armëpushimi’ i Putinit

Vladimir Putin është gati të ndalojë luftën në Ukrainë me një armëpushim që njeh linjat aktuale të fushëbetejës, thanë katër burime ruse për agjencinë e lajmeve Reuters.

Lexo po ashtu Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Narrativa shihet gjerësisht si një strategji për të konsoliduar tokën ukrainase nën kontrollin rus, me pak ose aspak garanci që Putin nuk do ta përdorte atë për të nisur një sulm tjetër ndaj asaj që ka mbetur nga Ukraina.

Propogandistët rusë kanë mbrojtur më parë “zvogëlimin e Ukrainës” në madhësinë e rajonit Lviv në perëndim.

Stërvitje bërthamore

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte filluar një raund stërvitjesh që përfshinin armë bërthamore taktike në përgjigje të vërejtjeve të zyrtarëve të lartë perëndimorë për mundësinë e përfshirjes më të thellë në luftë.

Sipas deklaratës së ministrisë, faza e parë e stërvitjeve të reja përfshinte raketa Kinzhal dhe Iskander me aftësi bërthamore në rajonet jugore të Rusisë.

Krimea

Ukraina pretendoi se kishte shkatërruar luftanijen e fundit ruse të armatosur me raketa që ishte vendosur në gadishullin e pushtuar.

Ajo tha se një sulm me rreze të gjatë shkatërroi anijen ruse të marinës minapastruese Tsiklon në Sevastopol. /Telegrafi/

Exit mobile version