LAJMI I FUNDIT:

Çavkov: As më shqetëson, e as më frikëson Zaevi

Çavkov: As më shqetëson, e as më frikëson Zaevi

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Mitko Çavkov, ka deklaruar para mediave se policia nuk ka patur njohuri për incidente të dhunshme, as informata, prandaj Kuvendi u sigurua me të njëjtin numër policësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, zgjedhja e Talat Xhaferit shkaktoi revoltë te qytetarët që dhunshëm u futën në Kuvend. Çavkov thotë se policia ka përdorur forcë pasi që është siguruar informacion se duhet patjetër të intervenohet pasi që në Kuvend është rrezikuar siguria e të pranishmive brenda.

Drejtori i BSP-së mbronë policët duke thënë se janë profesionistë, ndërkaq pohon se hetimet dhe analizat e rastit do të vazhdojnë në periudhën që vjen për t’u vërtetuar përgjegjësia e të përfshirëve në incident.


Çavkov thotë se nuk e shqetësojnë e as frikësojnë, siç thotë, kërcënimet e liderit të LSDM-së./Telegrafi/