Menaxherët e filmit e kanë paralajmëruar biondinën dhe aktorët tjerë, përfshirë Sarah Jessica Parker, të mos zbulojnë detaje nga filmi aq shumë i pritur, lëshimi i të cilit është planifikuar në maj.

“Është çmenduri. Vërtet duhet të jeni të kujdesshëm pasi kam nënshkruar me jetën time se nuk do të flas. Është një moment ku kujdeseni aq shumë për skenarin tuaj. Do të jem e lumtur sikur filmi të fillojë të shfaqet dhe të jem më e qetë”, ka thënë aktorja.


Cattrall dominoi lajmet kryesore në vitin e kaluar kur ajo mbante një kopje të vargjeve të saj, duke zbuluar aksidentalisht një pjesë të skenarit./Telegrafi/