Can Yaman ka pasur një vitin me plot suksese dhe me këtë po vazhdon edhe gjatë 2019.
Aktori në një intervistë për mediat turke kishte pranuar me krenari se është shqiptar dhe se këtë nuk e ka problem që ta thotë para të gjithëve.
Por, mbrëmë u mbajt edhe një gala ndejë e revistës “GQ” në Turqi, ku artisti u nderuar me titullin “Mashkulli i vitit”.
Megjithëse është emër i ri që po shfaqet në telenovelat turke, 29-vjeçari ka rrëmbyer zemrat e fansave.
Ai me sukses po shfaqet në një ndër serialet më të shikuara të momentit në shtetin turk, “Erkenci Kus (Pëllumbi i hershëm)”.
Theksojmë se Can ka lindur në Stamboll dhe kohët e fundit merret edhe me modelim, ku është shfaqur në një numër të madh të ngjarjeve që kanë të bëjnë me bukurinë.
Ndryshe, aktori së fundi është përfolur për jetën private duke e lidhur me aktoren e serialit të larcekur, Demet Ozdemir. /Telegrafi/