Juventusi ka arritur marrëveshje personale me Martin Caceresin dhe tani po negociojnë me Lazion.
Sipas Gianluca Di Marzio, Juve tashmë kanë një marrëveshje për kushtet ekonomike me lojtarin, i cili ishte drejt largimit për në Japoni.
Atë e kërkonte skuadra e njohur Vissel Kobe.
Gazetari i Sky Sport Italia shpjegon se marrëveshja po afrohet gjithnjë e më shumë dhe të dy palët duhet vetëm të zgjidhin kushtet e transferimit të tij.
Uruguai ka luajtur për Zonjën e Vjetër në sezonin 2009-10, ku pastaj u kthye pas dy vitesh, duke qëndruar katër vite.
Ai e ka fituar titullin katër herë me Juventusin.
Megjithatë, konkurrenca dhe dëmtimet e penguan 31-vjeçarin që të bëhej i rregullt në ekipin e parë, ku pastaj vazhdoi karrierën te Southampton, Verona dhe Lazio.
Caceres do të jetë një opsion me kosto të ulët për Juventusin që po mendojnë ta largojnë Medhi Benatian, i cili ka ofertë nga klubi i Katarit, Al-Duhail. /Telegrafi/