Butrint Imeri është një prej këngëtarëve më të pëlqyer të muzikës zbavitëse në estradën shqiptare.

Ai edh këtë verë vazhdon të jetë shumë i angazhuar me koncerte e mbrëmje muzikore të shumta, ndërsa ka shijuar edhe sukseset e bashkëpunimeve të tij më të fundit.


Krahas sukseseve të shumta në karrierë, këngëtari Imeri po e shijon së fundmi edhe një tjetër sukses individual.

butrint official 210492613 247546506796038 4894272886750664486 n

Bëhet fjalë për atë të definimit të trupit të tij, kjo pasi pas një angazhimi afatgjatë dhe mjaft të përkushtuar në palestër, ai ka arritur që të ketë një trup perfekt.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në InstaStory, Butrinti ka pozuar pa këmishë, duke treguar rezultatet e mahnitshme nga përkushtimi në palestër.

but1

Nga imazhi, këngëtari i hitit “Alea” duket se ka arritur që të krijojë strukturë të definuar bukur, me muskuj barku, trapez të definuar dhe bicepsë të mbushur.

Ai në vazhdimësi ka ndarë me ndjekësit e tij fotografi gjatë ushtrimeve në palestër, duke theksuar se është angazhimi i tij dhe stili i jetesës, ato të cilat e kanë sjellë në këto rezultate. /Telegrafi/

butrint official 203078152 953471388762467 7658329346275896801 n

butrint official 183236090 308096297491907 7011416758106687798 n Foto: Butrint Imeri/Instagram