Butrint Imeri të premten sjell këngën e re "Si përpara"

Këngëtari i njohur i skenës shqiptare, Butrint Imeri, tanimë ka finalizuar projektin e ri muzikor.
Siç njofton artisti, kënga e re e tij mban titullin “Si përpara” dhe pritet të publikohet të premten.
Ai ka sjell një fragment të shkurtër të projektit, në të cilin shfaqet duke interpretuar e duke vallëzuar pranë një pishine.

“Me mujt me kthy kohën “Si përpara”.. shihemi të premten (26.06) ora 14:00”, ka shkruar ai krahas videos.

Ndërkohë, reagimet e fansave ishin të menjëhershme dhe duket se projekti po pëlqehet akoma pa u lansuar i plotë.
Kjo këngë e Butrintit vjen pas "Prita" dhe projekteve të tjera të tij që i solli në versionin akustik. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/06/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































