LAJMI I FUNDIT:

Butrint Imeri i lumtur me rikthimin në koncerte: Spektakël pas një kohe të gjatë

Butrint Imeri i lumtur me rikthimin në koncerte: Spektakël pas një kohe të gjatë
Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Me lehtësimin e masave ndaj COVID-19, këngëtarët shqiptarë kanë filluar me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore.

Pas Taynës, një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe artisti Butrint Imeri i cili do të fillojë të këndojë këtë javë pas një kohe të gjatë.

I lumtur me rikthimin para fansave, i njëjti në rrjetet sociale ka njoftuar ndjekësit se këtë javë do performojë në Zvicër.


https://www.instagram.com/p/CCHGpOKFwT_/

“Spektakël këtë të shtunë në Zvicër pas një kohe të gjatë”, ka shkruar ai pranë postimit.

Butrint Imeri publikon këngën e re "Si përpara"
Lexo po ashtu Butrint Imeri publikon këngën e re "Si përpara"

Ndërkohë, në hapësirën për komente nuk munguan as reagimet pozitive të fansave të cilët i gëzohen mjaft shumë rikthimit të 23-vjeçarit.

https://www.instagram.com/p/CB5ccMkll0u/

Butrinti vetëm pak ditë më parë lansoi këngën e re “Si përpara”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Ky projekt për vetëm pak ditë mblodhi mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/