LAJMI I FUNDIT:

Bunjaku: Luajtëm me pjekuri, por u desh të mbaheshim edhe 15 minuta

Bunjaku: Luajtëm me pjekuri, por u desh të mbaheshim edhe 15 minuta

Albert Bunjaku ka folur pas humbjes 2-0 të Kosovës ndaj Turqisë.

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës mendon se skuadra u desh të mbahej edhe 15 minuta pa pranuar gol, pastaj do ta kishte më të lehtë ndeshjen.

“Pas dy golave është e vështirë, por sikur të mbaheshim edhe 15 minuta, do kishim më shumë hapësirë”, ka thënë Bunjaku pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.


“Mbrojta dhe mungesa e golit? Prej lojës në lojë jemi më të pjekur dhe organizuar”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/