Arijon Ibrahimovic, talenti 19-vjeçar i Bayern Munich, është në kërkim të një destinacioni të ri për sezonin e ardhshëm, ndërsa kërkon më shumë minuta loje pas periudhës së huazimit te Lazio.

Me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, mesfushori sulmues – që gjithashtu mund të luajë edhe në krahë – është kthyer në një emër të nxehtë në afatin kalimtar.


Sipas Bild, Heidenheim, klubi i Bundesligës që kohët e fundit humbi Paul Wanner (gjithashtu i huazuar nga Bayern Munich), është shumë i interesuar ta sjellë Ibrahimovicin si zëvendësues të tij.

Klubi e sheh si një përforcim potencial për të rritur kreativitetin në mesfushë dhe për të ndërtuar me të rinj premtues.

Në anën tjetër, edhe Cagliari nga Serie A ka shfaqur interes konkret për 19-vjeçarin. Klubi italian është i gatshëm të diskutojë për një huazim me opsion blerjeje, duke e konsideruar lojtarin një investim të mundshëm afatgjatë.

Aktualisht, vendimi për të ardhmen e tij është në fazat përfundimtare, me të dy klubet që ofrojnë skenarë të ndryshëm zhvillimi – rikthimi në Gjermani me një ambient të njohur ose qëndrimi në Itali me perspektivën e konsolidimit në Serie A. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app