Everton i ka kërkuar Chelseat që të përfshijë një marrëveshje huazimi për Conor Gallagher ose Armando Brojën si pjesë e ofertës së tyre për Anthony Gordon, sipas raportimeve.
Toffees refuzuan një ofertë prej 45 milionë euro për anësorin në fillim të këtij muaji, por janë të hapur për të arritur një marrëveshje në javët e mbylljes së afatit të transferimeve.
Blutë e kanë rritur ofertën e tyre në 55 milionë euro plus 10 milionë në shtesa, por Everton ka kërkuar Gallagher ose Brojën në huazim si pjesë e marrëveshjes.
Gallagher bëri startin e tij të parë në Chelsea në humbjen 3-0 ndaj Leeds United fundjavën e kaluar, ndërsa Broja ka bërë dy zëvendësime për skuadrën e Thomas Tuchel këtë sezon.
Dyshja kanë shijuar huazime të shkëlqyera në Ligën Premier sezonin e kaluar, përkatësisht te Crystal Palace dhe Southampton.
Gallagher fitoi çmimin e lojtarin më të mirë të sezonit në Crystal Palace gjatë qëndrimit të tij në Selhurst Park, ndërsa Broja shënoi nëntë gola për Saints sezonin e kaluar.
Mungesa e kreativitetit në sulm, po bën që Chelsea të tentojë të shtojë Gordonin, mirëpo ende nuk dihet se kush mund të shkojë si i huazuar te Evertoni. /Telegrafi/