Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka komentuar sërish situatën në veri të Kosovës.
Borrell tha të enjten nga Moldavia se kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Ai bëri thirrje të shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi, shkruan Telegrafi.
“Ne duhet të insistojmë se dhuna nuk është rruga e duhur, ajo duhet të dënohet dhe kryesit e dhunës duhet të vihen para drejtësisë. Pra duhet shmanget çfarëdo lloj përshkallëzimi dhe lëvizje të pakoordinuara”, ka deklaruar Borrell.
Përfaqësuesi i BE-së, tha se shpreson që sot në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian, të zhvillojë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas atij që pati dje në Bratislavë me kryeministrin Albin Kurti. /Telegrafi/
🔴 LIVE NOW: HR/VP @JosepBorrellF remarks ahead of the 2nd European Political Community Summit in Moldova https://t.co/BZ4WpisI5x
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) June 1, 2023