Bordi i FBK-së rrit fondin e shpërblimeve për klubet që arrijnë rezultate në edicionin 2019/2020

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) sot ka marrë vendim që të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Superligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2019/20.
Por që kësaj radhe risia është se Bordi i FBK-së ka vendosur ta shtojë edhe një fond të shpërblimeve për Superligën e Kosovës konform Rregullores mbi të Drejtat dhe Transmetimet Audio Vizuale, e që ky fond është siguruar nga të hyrat nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, më saktësisht nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, me të cilin FBK-ja ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe me të cilin kanë hyrë në vitin e dytë të bashkëpunimit.
Nga fondi i shpërblimeve të FBK-së skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të vazhdojë të shpërblehet me 12.000 euro, ndërsa ekipit nënkampion do t’i takojnë 6.000 euro.
Skuadrat që do të arrijnë të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3.000 euro.
Skuadra kampione në Superligën e Femrave do të shpërblehet me shumën 4.000 euro.
Ndërkaq, nga fondi i të hyrave nga të drejtat audio vizuale të Superligës së Kosovës, pra nga partneri medial i FBK-së, kompania ART MOTION, secilit klub të elitës së basketbollit kosovar (gjithsej 9) do t’i takojnë nga 2.000 euro, ndërsa për skuadrat pjesëmarrëse në play-off ndarja do të jetë:
1. 8.000 euro (vendi i parë)
2. 4.000 euro (vendi i dytë)
3. 2.000 euro (vendi i tretë)
4. 2.000 euro (vendi i katërt)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit