Leonardo Bonucci ka deklaruar se trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ia kujton atij ish-trajnerin e tij te Juventusi, Antonio Conten.
Mbrojtësi italian pati probleme në ditët e para te Milanit, porsSituata e tij padyshim u ndihmua nga ardhja e trajnerit Gattuso në vend të Vincenzo Montellas, me Rossonerët që tani janë që 13 ndeshje radhazi të pamposhtur dhe arritën në finalen e Kupës së Italisë.
“Fitoret të ndihmojnë të vazhdosh të fitosh, por trajneri ka të drejtë që thotë që ne duhet t’i mbajmë këmbët në tokë”, ka thënë fillimisht Bonucci për Sky Sport Italia.
“Ne shikojmë përpara, të vetëdijshëm që mund të kemi fjalën tonë kundër çdokujt”.
“Natyrisht, për sa i përket karizmit, vendosmërisë dhe egërsisë që i transmeton ekipit, Gattuso më kujton Conten”.
“Unë kam pasur gjithmonë besim në këtë skuadër, në këtë projekt dhe në trajnerin Gattuso”.
“Ai tregoi pavarësisht se ishte mjaft i ri dhe relativisht i papërvojë sa e di se si të luajë me ekipin”.
“Më së shumti isha i mahnitur nga aftësia e tij për të transmetuar atë urinë e njëjtë si një lojtar”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/