Pavarësisht përpjekjeve të Rusisë që ta bombardojnë e shkatërrojnë Ukrainën, jeta dhe dashuria në këtë vend nuk mund të ndalet.
Këtë e ka dëshmuar më së miri një video amatore e filmuar brenda një strehimore në Kiev, ku mijëra banorë të kryeqytetit u futën pas sulmeve të mbrëmshme dhe të sotme ruse, transmeton Telegrafi.
Një çift i ri nga Kievi shfrytëzuan rastin sa ishin në strehimore, që të kurorëzojnë dashurinë e tyre para mijëra bashkëkombësve.
E veshur me fustan të bardhë nusërie, kurse dhëndri me kostum të zi dhe këmishë të bardhë, dyshja shkëmbyen puthje derisa turma brohoriste.
Kujtojmë që ushtria ruse gjatë mbrëmjes së kaluar, dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm ka kryer sulme ajrore mbi kryeqytetin e Ukrainës. /Telegrafi/
Despite Russia’s best efforts, life and love in Ukraine just cannot be stopped.
A wedding in a bomb shelter during this morning’s missile strike in Kyiv proves just that. pic.twitter.com/dyashZhGmw
— UNITED24 Media (@United24media) May 29, 2023