Themeluesit e bendit, Tom DeLonge dhe Mark Hoppus, e kanë rikthyer miqësinë e tyre, pasi anëtari tjetër Travis Barker pothuajse kishte vdekur pas rrëzimit të aeroplanit vitin e kaluar.

“Ne kemi bërë muzikë bashkë dhe kemi vendosur të bëjmë sërish muzikë”, ka thënë bateristi i grupit, Travis Barker, në momentin e dorëzimit të çmimit për Albumin më të mirë rok, të cilin e fitoi grupi “Coldplay”.