LAJMI I FUNDIT:

Bizneset e Kosovës i gëzohen liberalizimit (Video)

Bizneset e Kosovës i gëzohen liberalizimit (Video)

Refki Hoxha ka shumë vjet që merret me disa biznese. Punët e ndryshme që i menaxhon e kanë bërë që të ketë nevojë për të lëvizur më shpesh jashtë vendit.

Refkiu thotë se pas shumë kërkesave nga shoqatat e biznesit, ambasadat filluan të ndryshojnë qasjen, duke ua lehtësuar sadopak kushtet për marrjen e vizës, raporton KTV.

Ai thotë të ketë pritur me shumë gëzim propozimin për heqjen e vizave, që sipas tij, do të ketë ndikim të madh edhe te bizneset.


Nga ana tjetër, shoqatat thonë se bizneset për vite të tëra janë konsideruar nga ambasadat të njëjtë sikur qytetarët, duke ua humbur edhe mundësitë për partneritet me firmat evropiane.

https://vimeo.com/166714031