LAJMI I FUNDIT:

Bislimi tregon subjektet me të cilat Vetëvendosje do të bëjë koalicione

Bislimi tregon subjektet me të cilat Vetëvendosje do të bëjë koalicione

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka folur për koalicionet e mundshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Bislimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se me LDK-në dhe PDK-në nuk do të bëjnë koalicione në zgjedhjet e ardhshme.

“Ne do të synojmë të marrim 50% të elektoratit por jemi të hapur të bëjmë koalicione edhe me iniciativën e Vjosa Osmanit. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë egjiptiane të Xhevdet Nezirajt dhe Elbert Krasniqit. Kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me partinë e deputetes Zikreta që është partia e Emilja Rexhepit. Do të bashkëpunojmë ngushtë edhe me partitë serbe jashtë listët serbe. Do t’i mbështesim ato për t’u futur në qeveri si partia e Nenad Rashiqit”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se me ata që kanë shkatërruar ndërmarrjet publike nuk ka bashkëpunim.

“Ata që kanë marrë pushtetin përmes Gjykatës Kushtetuese vet kanë vendosur vijat e kuqe”.

Nënkryetari i LVV-së: Në Shtëpinë e Bardhë na mbrojti Amerika, Hoti do të nënshkruante gjithçka që do i ofrohej
Lexo po ashtu Nënkryetari i LVV-së: Në Shtëpinë e Bardhë na mbrojti Amerika, Hoti do të nënshkruante gjithçka që do i ofrohej

Bislimi thotë se kur kanë bërë koalicion me LDK-në kanë pasur parasysh Vjosa Osmanin.

“Po të kishte LDK-ja edhe më pak guxim do të ishte më e keqe se PDK-ja. Ky është i vetmi dallim mes LDK-së dhe PDK-së”, tha ndër të tjera Besnik Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori