Se ai është mbreti i producentëve dhe babai i hiteve, dyshimet kanë marrë fund tash e sa kohë.

Dafina Zeqiri pas një periudhe të gjatë të përpjekjeve me projekte në SHBA, e gjeti rrugën deri te hiti te shtëpia e hiteve, RedBox.


dafina.zeqiri 37621595 466196890560679 8846745040408543232 n

Pikërisht Lumi B i cili po ashtu njihet për hitet e tij e ftoi Dafinën për projektin "Kalon" në studion e RedBox te Big Bang, i cili sërish arriti ta bëjë Dafinën me hit.

Kënga “Kalon” arriti mbi 1 milion klikime për tri ditë, duke treguar kështu se suksesi gjendet pikërisht në duart e producentit të shquar të skenës muzikore shqiptare.

dafina.zeqiri 38047079 1741057392614985 6102824695671816192 n

Dafina dhe Lumi B vazhdojnë të jenë të angazhuar me turne, kurse për Lumin projekti “Kalon” shënon tjetër sukses pas këngës “Makiato” që është bërë hit i klubeve të natës. /Telegrafi/