Postimi në facebook ku taksisti nga qyteti Arbon i Kantonit Thurgau kishte shkruar se refuzonte të transportonte shqiptarë të Kosovës me taksinë e tij, ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale.
I ndeshur me reagime të shumta negative, autori i postimit ka kërkuar falje dhe po provon të tërhiqet.
Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, Martini 55 vjeçar nget një kombibus që është aktiv natën, duke transportuar kryesisht të rinjtë që vizitojnë lokalet e argëtimit.
Ai thotë për tagblatt.ch se e do punën e tij por kohëve të fundit një grup të rinjsh po i shkakton probleme në busin e tij të natës.
Ndërsa në incidentin e fundit kur gjashtë nga dhjetë klientët nuk deshën të paguanin dhe veç kësaj kishin dëmtuar me cigare ulëset e makinës, Martinit iu bë mjaft.
Kështu, më 2 prill ai ka shkruar postimin e tij të famshëm: “Klienti është mbret, por për shkak se ju nuk silleni si një mbret, unë kam vendosur që të mos transportoj tani e tutje personat nga Kosova. Ju lutem të më lini vetëm dhe mos më kontaktoni!”.
Edhe Martini tash e kupton se e ka tepruar.
“Pas komentimeve negative ai e vuri re se ishte kuptuar keq. Ndërkohë që ai kishte menduar vetëm për një grup të caktuar të shqiptarëve kosovarë dhe jo për ish jugosllavët dhe shqiptarët kosovarë në përgjithësi”, shkruan gazeta.
Ai i kundërshton po ashtu akuzat për racizëm.
“Unë me siguri nuk jam racist. Por njerëzit më kanë kuptuar gabim”, thotë taksisti.
Qëllimi i tij ka qenë që grupi i përmendur që ishte përgjegjës për incidentet në makinën e tij t`u bëhet e qartë dhe ta kontaktojnë atë, në mënyrë që problemi të zgjidhej, transmeton albinfo.ch.
Dhe në fakt ata ishin paraqitur te Martini pak më pas dhe mbrëmë e kishin ftuar në klubin e tyre ku kishin zhvilluar një bisedë me të.
Tash shoferi i taksisë është i vetëdijshëm se formulimi i tij mund të ketë qenë i gabuar .
“Dua që në mënyrë zyrtare t`u kërkoj falje të gjithë shqiptarëve të Kosovës për formulimin e gabuar. Unë kam menduar vetëm për disa vandalistë dhe jo për shqiptarët në përgjithësi”.
“Isha i mllefosur dhe tekstin e kam shkruar në afekt, në kohën sa isha ende i ngarkuar me emocione”, arsyetohet ai tash.
Ndërsa në Facebook, përveç zërave përkrahës ka pasur një debat të ashpër.
Shumë nga komentuesit e kanë akuzuar edhe për racizëm, duke theksuar se vendimi i tij, shikuar juridikisht mund të jetë i palejueshëm.
Kështu thotë madje edhe shefi i firmës Fischer Consulting Zürich, Werner Fischer, firmë kjo që i trajnon taksistët.
“Taksistët e kanë të ndaluar që të zgjedhin sipas qejfit të tyre kë do të vozisin e kë ji. Ata janë të detyruar t`u shërbejnë të gjithëve”.
Natyrisht ka përjashtime kur ndonjë pasagjer është i alkoolizuar rëndë ose nën ndikimin e drogës. Kështu është e rregulluar me ligj kjo çështje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare