Bie mbështetja për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nga 90%, tani është 65%
Vonesa në procesin e integrimit evropian padyshim ndikon në rënien e mbështetjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thotë Këshilltari Shtetëror për Çështje Evropiane, Dragan Tilev. Ai thotë se nëse në të kaluarën mbështetja për BE-në, ishte mbi 90%, tani ky numër ka rënë në rreth 65%.
Sipas Tilev, qytetarët janë të vetëdijshëm se opsioni optimal për vendin është të vazhdojë në rrugën e integrimit evropian. Por kjo rrugë, shton ai, varet nga reformat veçanërisht në gjyqësor, si dhe nga aktorët politikë për shkak të ndryshimeve kushtetuese, për të cilat është i nevojshëm konsensusi.
“Nga njëra anë, duhet të konkludojmë se është i nevojshëm një konsensus ose një konsensus më i gjerë që kjo të ndodhë. Nga ana tjetër, konsensusi është i domosdoshëm edhe për vazhdimin e reformave, sepse pavarësisht se çfarë ndodh deri në fund të vitit, pra nëse procesi i ndryshimit të Kushtetutës do të vazhdojë, reformat do të duhet të vazhdojnë, sepse reformat as deri tani, as më tej nuk varen vetëm nga ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Dragan Tilev – Këshilltar Shtetëror për Çështje Evropiane.
I pyetur nëse mosmarrja e rekomandimit për mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare, ndërmjet Shkupit dhe Brukselit në Samitin e ardhshëm të BE-së mund të shihet si një dështim, Tilev u përgjigj se situata në rastin e Maqedonisë ishte shumë e qartë. Domethënë, Konferenca e Dytë varet vetëm nga ndryshimet kushtetuese. Kjo është shkruar edhe në konkluzionet e vitit të kaluar kur u pranua propozimi francez. Megjithatë, në këtë Samit, priten vendime për rritje të numrit të vendeve që fillojnë negociatat e anëtarësimit.
“Këtë herë, nuk do të shqyrtohen vetëm raportet nga vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe raportet për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, ku tashmë për Ukrainën dhe Moldavinë paralajmërohet fillim i negociatave për aderim. Ky është një lajm i mirë për të gjithë, sepse sa më i madh të jetë ai grup, aq më shumë tërheq vëmendjen e vetë anëtarëve të BE-së, dhe aq më i madh është presioni ndaj BE-së për të vazhduar procesin e zgjerimit”, tha Dragan Tilev – Këshilltar Shtetëror për Çështje Evropiane.
Me kusht që palët në vend të bien dakord të ndryshojnë Kushtetutën duke futur bullgarët, atëherë për të hapur grupin e parë “Bazat”, Shkupi do të duhet të përgatisë Udhërrëfyesit për reforma në administratë dhe për sundimin e ligjit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Atentatet mafioze të pazbardhura në Shqipëri, 6 krime vetëm në janar
Durrës, 381 banesa të përmbytura, banorët në ankth për dëmet dhe për përsëritjen e situatës
Filipçe: Nga koalicioni me BDI-në morëm leksion shumë serioz, nuk ishte bashkëpunim parimor
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos