Krijuesja e hitit ‘Crazy in Love’, e cila është e martuar me yllin e muzikës hip-hop Jay-Z, mendon se ajo ka punuar shumë vitin e kaluar dhe ka nevojë të marrë ca pushim dhe t’i kushtohet jetës së saj.

“Është përfundimisht koha për të marrë pushim, për të mbushur bateritë. Do të doja të marr gjashtë muaj pushim dhe të mos shkoj në studio. Dua vetëm ta jetoj jetën, të inspirohem nga gjërat sërish”.

“Dua të bëj gjëra të zakonshme. Dua të shkoj në restorante, ndoshta të ndjek një kurs dhe të shoh më shumë filma dhe shfaqje në Broadway”, ka thënë Beyonce./Telegrafi/